Vdes sportisti i ri gjatë ndeshjes 

Sporti

Vdes sportisti i ri gjatë ndeshjes 

Nga: K.G. Më: 26 mars 2022 Në ora: 17:24
Vdes sportisti i ri gjatë ndeshjes 

Vaterpolisti i Dinamo së Bukureshtit, Andrej Dragiçi (23 - vjeç), ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes me rivalin e qytetit Rapidin.

Pasoi një tentativë për reanimim, mjekë, lojtarë, të gjithë u përpoqën ta ringjallin, por nuk ia dolën. 

“Dinamo është e trishtuar për lajmin e tmerrshëm.

Pak para mesditës, në ndeshjen e Superligës ndërmjet Rapidit dhe Dinamos, Andrej është ankuar për probleme shëndetësore.

Dinamo i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, ne do t'u japim të gjithë mbështetjen e mundshme”, thuhet mes të tjera në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat