Kombëtarja e Kosovës në pingpong ka zhvilluar ndeshjet e fazës së parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për senior, që u mbajtën në Bullgari nga data 31 mars deri më 2 prill për kategorinë e meshkujve.
Në kategorinë e meshkujve, Kosova u përfaqësua nga Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Blend Hajdari, Dardan Imami (trajner) dhe Besnik Behluli (udhëheqës i delegacionit), ku në kuadër të grupit C është ndeshur me Norvegjinë, Letoninë, Islandën dhe Bullgarinë.
Djelmoshat tanë përkundër rezultateve patën paraqitje solide dhe shpresëdhënëse duke theksuar që në ekipin e seniorëve të paraqitur ishin dy juniorët tanë më të mirë Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari dhe që padyshim se kjo përvojë do të ndikoj në ngritjen e tyre në vitet në vijim.
Rezultatet
Kosova - Norvegjia 0:3
Bullgaria – Kosova 3:0
Kosova- Letonia 0:3
Islanda – Kosova 3:0