Familja Hashani në qytetin e Ferizajt merret aktivisht me pingpong dhe vazhdojnë gjithnjë me suksese të mëdha në kategoritë e ndryshme.
Kjo familje prej dekadash jeton me sukseset e topit të celuloidit.
Kryetrajneri i klubit “Ahmet Hoxha” është Ridvan Hashani, i cili së fundit me vajzat e tij ka dy arritur tituj dhe një vend të tretë.
Gjatë kampionatit individual që u mbajt në Ferizaj, në tre kategoritë për femra, vajzat e familjes Hashani shënuan suksese.
Shega Hashani është kampione U-17, Lira Hashani, kampione U-9 dhe Jona Hashani zuri vendin e tretë U 13.
Ridvan Hashani tha për gazetën “Bota sot”, se këto suksese janë edhe inspirim për familjen e tij që të vazhdojnë me suksese edhe më të mëdha.