Akademia Olimpike e Kosovës bëhet anëtare e Akademisë Olimpike të Evropës

Sporti

Akademia Olimpike e Kosovës bëhet anëtare e Akademisë Olimpike të Evropës

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:07
Akademia Olimpike e Kosovës bëhet anëtare e Akademisë Olimpike të Evropës

Akademia Olimpike e Kosovës (AOK), e cila vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës është bërë sot anëtare me të drejta të plota në Akademinë Olimpike të Evropës (EOA).

Vendimi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të EOA-së, të mbajtur sot online. Me 19 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime, AOK u bë anëtarja e 29-të e EOA-së.

Pjesëmarrës në Asamble ishin edhe udhëheqësitë e AOK-ut, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, të cilët para votimit bënë një prezantim të Akademisë Olimpike të Kosovës.

Dy muaj më parë, AOK ishte bërë anëtar edhe i Akademisë Olimpike Ndërkombëtare.

AOK është themeluar në tetor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat