Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e dytë

Sporti

Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e dytë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:01
Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e dytë

Ekipi i Kosovës në CS:GO, Bad News Eagles janë mposhtur në ndeshjen e dytë kualifikuese për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Ata u mposhtën 16:11 nga ekipi suedez, NIP që renditet në vendin e shtatë në botë.

Bad Neës Eagles ishin duke humbur 13:2 në pjesën e parë, duke arritur të merrnin fitore të njëpasnjëshme, por që fatkeqësisht nuk mjaftuan për ta përmbysur rezultatin.

Bad News Eagles fituan në ndeshjen e parë ndaj ekipit rus, kurse tani e kanë një fitore dhe një humbje.

Ekipit tonë i duhen tri fitore për t’u kualifikuar tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat