Bad News Eagles arrijnë fitoren e dytë

Sporti

Bad News Eagles arrijnë fitoren e dytë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 16:09
Bad News Eagles arrijnë fitoren e dytë

Ekipi i Kosovës, Bad News Eagles ka shënuar edhe fitoren e dytë në ndeshjet kualifikuese për turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Major Antwerp 2022.

Djemtë kosovarë triumfuan 2:0 ndaj ekipit rus, ASG, 16:2 dhe 16:13 në dy “map-a”.

Tani, BNE ka dy fitore dhe dy humbje në këtë kampanjë dhe ëndrra e tyre për kualifikim në atë turne vazhdon ende.

Bad News Eagles do të zhvillojnë ndeshjen përfundimtare nesër, por kundërshtari ende nuk dihet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat