BNE bën tjetër progres në renditjen botërore në CS:GO

Sporti

BNE bën tjetër progres në renditjen botërore në CS:GO

Më: 23 maj 2022 Në ora: 22:18
Bad News Eagles

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles është ngritur sërish në renditjen botërore në lojën CS:GO.

Ata janë ngritur për një pozitë në renditje dhe tani gjenden në vendin e 19-të në botë.

Bad News Eagles ishte senzacioni i këtij viti në CS:GO, duke shkuar deri në “Legends Stage” të turneut më të madh në botë, PGL Major.

rigoN, SENER1, juanflatroo, sinnopsy de gxx shkruan histori duke u bërë ekipi i parë nga Kosova dhe Shqipëria që kualifikohet në këtë turne.

Ata madje befasuan të gjitë duke e kaluar “Challengers Stage” dhe duke u bërë legjendarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat