Pas suksesit historik të Evangjeli Velit në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Tiranë, ku u shpall kampione, nuk ka vonuar urimi i kryeministri Edi Rama.
Kryeministri ka postuar në rrjetin e tij social “facebook” momentin kur Veli ngre me sukses peshën 95 kg dhe shpërthen në lot, ndërsa salla dhe skuadra e saj shpërthen në ovacione.
Postimi i Ramës:
" Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg️
Të bashkuar jo të ndarë.
Shqipëria e ardhmja jonë️
S'ka kohë për pushim".