Kosova do të marrë pjesë në turnirin "The European CS:GO Championship", dhe me datë 7 qershor (e martë), do të luajë në Closed Qualifer kundër 3 ekipeve kombëtare të: Gjermanisë, Ukrainës dhe Izraelit.
The European CS:GO championship (EURO CS:GO), turneu i dytë më madhështor i kësaj natyre, pritet të mbahet në Rumani në kuadër të festivalit Digital Crusade Esports.
Në Digital Crusade Esports do të paraqiten ekipet kombëtare më të mira CS:GO të Evropës, të cilat do të luftojnë për të qenë pjesë e IESF World Championships në Bali dhe për të fituar nga 25,000€ Prize Pool!
Kosovën do ta përfaqësojë ekipi nga Prishtina, XTEAM, ku do të luajnë:
Qendrim - v1w - Hajrizi
Atif - gejmzilla - Mustafa
Arlind - deb0 - Sadiku
Serdar - cerber - Mahmuti
Arbnor - arbnorz - Sadiku
Formati i Closed Qualifer është:
Faza e grupeve:
• Shtatë grupe të vetme të formatit round-robin
- Secili grup i ka 4 ekipe dhe
- Të gjitha ndeshjet janë BO1
• 2 ekipet më të mira nga secili grup kalojnë në LAN Finals
• Skuadra më e mirë e renditur në vendin e tretë nga të gjitha grupet kalon në LAN Finals
Orari i ndeshjeve është ky:
Team Kosova vs. Team Ukraine - 15:00
Team Israel vs. Team Kosova - 16:00
Team Germany vs. Team Kosova - 19:00