Lorand Gjoshi me gjithë orvatjet nuk ia doli!
Kajakisti Lorand Gjoshi nuk ka mundur të kualifikohet në gjysëmfinale "ICF Canoe Slalom World Cup” garë e cila po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.
Në një konkurencë mjaft të fortë ku janë kajakistët më të mirë botëror, Lorandi dha më të mirën nga vetja dhe ishte vetëm 2 sekonda larg kualifikimit.
"Ne i dëshirojmë fat në garat e radhës!", shkruan në. faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.