Një familje e lidhur ngushtë me botën e sportit por edhe me modelizëm.
Është familja Shaqiri nga Prishtina!
Drita Shaqiri, në vitet e 90-ta ka qenë modele dhe në garë për Miss në Kosovës, që ishte mbajtur në Prishtinë, ndërsa tani është nënën e vyeshme dhe djali i saj Endriti, është kampion i Kosovës në karate, në kategorinë + 84 kg.
Drita në prapavijë me numër 26-të, në garë për Miss në vitin 1997
Drita sot është edhe kryetare e klubit të karatesë Kampioni nga Prishtina, përveç kësaj edhe specializuar në menaxhment, ndërsa ka doktoruar në Biznes.
Ajo nuk ndalet së punuarit, përveç në punë profesionale edhe në sportin e karatesë, është krahu i djathtë i djalit dhe e përkushtuar në familje!

Endriti e Drita
Ajo tha se në vitin 1994 ka konkurruar në modelizëm e tre vite më vonë edhe për Miss, periudhë që gjithmonë do ta ketë në kujdesin e saj.
“Për mua nuk ka qenë e vështirë as në atë kohë sepse kam pasur dëshirën dhe përkrahjen e familjes.

Ka qene diçka normale, diçka e bukur e shumë krenari.
Tani jam e specializuar në menaxhment, ndërsa kam doktoruar në Biznes”, thotë Drita për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Një fakt interesant është se Drita deri me tani ka ndërruar shumë vende të punës, nga ato private dhe shtetërore. Sprovat i pëlqejnë shumë. Ajo është profesoreshë, tani ligjëruese me studentë në kolegjin “Univerzum”.

Është vendi i 14 i punës së saj në karrierën e deritashme edhe pse me moshë mesatare.
Një veçori interesante është se, Endritin shpesh e pyesin shokët nëpër garat e karatesë, se çfarë ndjenje është me pas nënën miss dhe modele e tani dr. shkence? Endriti pa një e pa dy ua kthyen: “Ndihem mirë dhe krenar”.

Nëna i qëndron pas djalit në çdo garë., qoftë në fitore e në humbje, ndonëse Endriti nuk njeh humbje, ka një teknikë të përsosur dhe i frikshëm për kundërshtarët.

Nazmi Ibërdemaj e Drita Shaqiri
Drita beson e shpreson se djali i saj do të fitojë edhe medalje evropiane e botërore. Endriti është bursist dhe absolvent në Inxhinieri komjuterike në fakultetin teknik dhe pasion e ka historinë e filozofinë.

Krejt në fund, në vitin e dyte Endriti e ka firmln e vet për Prosgramim, Inxhineri ,softverike “Infinity”. Endriti deri me tani ka 200 medalje të fituara në garat e ndryshme dhe mbi 150 diploma ne fushat e sportit, matematikës, programim anglisht e histori.