KOKSH inauguron zyrat e reja, nuk mungon presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar!
Komiteti Olimpik Shqiptar (KOKSH) ka inauguruar zyrat e reja ditën e sotme. Në ceremoni morën pjesë shumë zyrtare shtetërorë.
Kryeministri Edi Rama u shfaq i shoqëruar nga presidenti i KOKSH Fidel Ylli, kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.
Në event mori pjesë edhe Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), detyrë që e mban nga 10 shtatori i vitit 2013.