Në Prishtinë filloi Turneu Ndërkombëtar i shahut "Prishtina 2022"!
Në Hotelin Gran Prishtina në Prishtinë janë zhvillua takimet e xhirosë së 2-të në Turneun Ndërkombëtar i shahut "Prishtina 2022".
Këto takime sollën rezultate të pritura. Shahistët më cilësorë kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve.
Nga dy partitë të zhvilluara, vetëm 10 shahistë kanë pikë të plota.
Mëtuesit kryesor për Trofeun e Prishtinës janë Kryemjeshtrit, Emir Kosturica/B.H/, Zvonko Mihajlovski/MKD/, Mjeshtrit Ndërkombëtar, Nderim Saraçi e Bedri Sadiku//Kosovë/, Albert Bokros e Marcell Borhy si dhe disa nga Mjeshtrit e FIDE-së etj.
Drejtësinë po e ndajn: Burhan Misini, kryesor, Besnik Berisha, Nita Saraçi e Bujar Shita.