Ish presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, është i çuditur se si janë ndërprerë kurset bazë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ai kritikon qasjen e KOK-ut dhe e quan të pakuptimtë veprimin e tyre.
Hasani duket se e ka ndërmend të bërjes opozitë dhe të fillojë edhe një ofensivë gjithëpërfshirëse, të kërkojë më të mirën për sportistët e Kosovës.
“Kurset bazë kanë qenë të mirëpranuara nga të gjitha Federatat sportive!
Ndërprerja e tyre është e pakuptimtë!
Shpresoj se ata që i kanë dëgjuar këto seminare do të rekomandojnë vazhdimin e tyre!”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në facebook.