Presidenti i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, si asnjëherë me parë, me veshje solemne dhe nga afër është duke përcjellur Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Haliti së bashku me zyrtarin tjetër të notit, Ardian Hamiti, kanë pasur edhe disa takime.
Haliti vazhdon heshtjen, por sipas asaj që raportohet nga burimet e afërta me të, ai paralajmëron ditë të mira për notin.
Federata e Notit e Kosovës, aktualisht është e suspenduar, për shkak të disa parregullsive duke iu referuar vendimit të KAS-it.