Luftë e ashpër për kreun e renditjes, katër shahistë me nga 5,5 pikë

Sporti

Luftë e ashpër për kreun e renditjes, katër shahistë me nga 5,5 pikë

Nga: Gani Kosumi Më: 21 qershor 2022 Në ora: 23:00
Luftë e ashpër për kreun e renditjes, katër shahistë me nga 5,5 pikë

Garat e Turneun Ndërkombëtar e shahut "Prishtina 2022" që po zhvillohen në Hotelin Grand Prishtina në Prishtinë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Në xhironë e 7-të kryesisht janë shënuar rezultate të pritshme.Tri takimet kryesore kanë përfunduar me remi, Emir Dizdareviq-Endrit Uruçi, Nderim Saraçi-Marcell Borhy dhe Albert Bokros-Zvonko Stanojoski. Në dy takimet e tjera, Endrit Uruçi ka mundur Muhamet Asllanin 1:0 si dhe Mahmut Xheladini ka realizuar fitore kundër Jashar Klisuricës 1:0.

Kështu lufta për plasman të lartë po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Katër shahistë kanë tubuar pikë të njejta dhe inkurajuese është se prej tyre tre janë nga Kosova. Renditjes i prijnë Emir Dizdareviq, Korab Saraçi, Endrit Uruçi dhe Nderim Saraçi me nga 5,5 pikë dhe këta mund të jenë edhe mëtuesit kryesor për të fituar Trofeun e Prishtinës 2022.

Drejtësinë po ta ndajnë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Nita Saraçi dhe Bujar Shita.

Të mërkurën, më 22 qershor, zhvillohet xhiroja e 8-të /e parafundit në orën 17,00.

Takimet kryesore:

Emir Dizdareviq-Nderim Saraçi

Endrit Uruçi-Korab Saraçi

Arsim Kelmendi-Albert Bokros

Zvonko Stanojoski-Osman Saraçi

Marcell Borhy-Aleksandar Kralevski etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat