Grupi i parë i ekipit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare Oran 2022 ka prekur sot në qytetin e Oranit të Algjerisë.
Ekspedita nga Kosova u nis mbrëmë nga Prishtina drejt Shkupit, ku edhe u bë udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran.
Në grupin e parë të ekipit bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.
Nga data 25 qershor e deri më 6 korrik do të zhvillohet edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare Oran 2022.