Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës në Hotelin Grand Prishtina pas 6 ditë garash ka përfundua Turneu Ndërkombëtar i shahut "Prishtina 2022".
Në këtë turne kanë marrë pjesë 60 shahistë nga 5 shtete, nga Shqipëria, Maqedonia, Hungaria, Bosnjë e Hercegovina dhe mikpritësi Kosova.
Në Prishtinë për një javë pjesëmarrës ishin shahistë të dalluar, 2 Kryemjeshër, 4 Mjeshtër Ndërkombëtar dhe 5 Mjeshtër FIDE.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/24/850x636_289950307_2607710119363076_2571334682257304504_n1656062353.jpg)
Garat janë zhvilluar sipas Sistemit Zvicëran me 9 xhiro.
Konkurrenca për të fituar Trofeun e Prishtinës këtë vit ishe shumë e madhe. Madje në xhiron e fundit, 9 shahistë patën nga 6 pikë. Në çastet e fundit u përcaktua fituesi.
Fitues doli, Zvonko Stanojoski nga Maqedonia e Veriut i cili pos trofeut Prishtina 2022, fitoi çmimin kryesor në vlerë prej 1000 euro. Po aq pikë patën edhe Nderim Saraçi dhe Alban Krasniqi, por fituesi u përcaktua në bazë të pikëve të Buhollcit. Alban Krasniqi në xhironë e fundit shënoi fitore kundër Kryemjeshtrit nga Bosnjë e Hercegovina, Emir Dizdareviq.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/24/auto_289963058_2607710166029738_3566761664091460972_n1656062358.jpg)
Kupën fituesit të këtj turneu, Zvonko Stanojoski ia dorëzoi, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.
Në këtë turne u shpërblyen 10 shahistë më të dalluar, pati edhe dy çmime speciale.
Çmimet për elo 2200/Osman Saraçi dhe Jeton Çerkini/, për elo 2000/Besnik Aliu dhe Bashkim Shkurti/.
U shpërblyen edhe tri femra: Arlinda Aliu, Ndriqona Saraçi dhe Rinesa Saraçi. Për Grup moshën U-18, më të dalluarit ishin, Ahmet Jusufi dhe Alaudin Shtavica. U nda edhe çmimi për veteranë/ Mahmut Xheladini dhe Bedri Sadiku/. Fondi shpërblyer për këtë turne ishte 5000 euro.
Gjatë mbajtjes së këtij turneu, drejtësinë e ndanë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Nita Saraçi dhe Bujar Shita.
Në fund do theksuar se para fillimi të këtij turneu, drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës kishin një marrëveshje me Komunën e Prishtinës për bashkorganizimin e kësaj gare ndërkombëtare, por ata nuk u panë asnjëherë gjatë këtij turneu, ndonëse zyrtarisht ishin të ftuar.