Në organizim të klubit të shahut “Anpasan” dhe Shoqatës Kulturore “Vizion M” me organizator teknik Federata e Shahut të Maqedonisë së Veriut më 26 qershor (e diel), në Tetovë, mbahet edicioni i dytë turneu ndërkombëtar i shahut, ku do të grumbullohen lojtarë më të mirë të rajonit.
“Deri më sot pjesëmarrjen e kanë konfirmuar mbi 100 lojtar të shahut nga rajoni, por deri të dielën pritet që pjesëmarrjen e tyre ta konfirmojnë mbi 150 shahista të cilët janë të ranguar me pike të Federatës ndërkombëtare të Shahut (FIDE). Qëllimi është afirmimi i lojës së shahut në këtë nënqiell sidomos tek mosha e re”, - tha Nazmidin Imeri kryetar i KSH “Anpasan”.
Ndër emrat më të njohur që do të jenë të pranishëm në këtë manifestim të shahut janë: Landi Pasku kampion i Shqipërisë,
Nderim Saraqi kampion i Kosovës, Nikolla Nikollovski, njëri ndër lojtarët më të mire të shahut në Maqedninë e Veriut dhe mjeshtër të tjerë nga Serbia, Bullgaria dhe vendet tjera të rajonit.
Turneu do të zhvillohet me sistemin zvicerean apo me nëntë xhiro sipas rregullave të FIDE-s. Arbitër kryesor do të jenë Sashko Llakinski një arbiter me liçencë ndërkombëtare dhe Burhanedin Misini sekretar Federatës së Shahut të Kosovës por do të ketë edhe pesë arbitra ndihmës.
Pë rekuizitat e shahut do të përkujdesen organizatori dhe Federata e Shahut të RMV-së. Garat e shut do të mbahen në sheshin “Ilirija” në Tetovë, . Hapja solemne e turneut është caktuar për në orë 10:00, të dielën më 26 qershor. Organizatori për më të mirët ka siguruar dhurata adekuate.