Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, disa herë ish kampion i Evropës dhe botës, është i pikëlluar që humbi shokun dhe sportistin e shquar, Lutfi Xhelili.
Është një humbje e madhe për sportin në përgjithësi shqiptar.
Lutfi Xhelili ka qenë mundës i spikatur i klubit Liria e Shkupit.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/24/auto_289783015_5442001929171551_6686498505961201039_n1656066430.jpg)
“Padyshim se të gjithë të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Sot e morëm lajmin e hidhur para disa orë nga disa miq nga Shkupi.
Por lajmin që e morëm edhe pse aktualisht jam larg nga Maqedonia, lajmin e përjetuam këtu në Gjermani na tronditi thellë dhe për të gjithë miqtë tanë kudo që janë, tashmë i ndjerë shoku ynë.
Lutfi Xhelili, pas një sëmundje të rëndë është larguar nga jeta e kësaj bote, përndryshe Lutfin të gjithë e kemi quajtur gjithmonë - Lluto - kampion.
Çka të them më shumë për Llutën, kam shumë për te thënë për Llutën i cili një jetë ia kushtoi mundjes dhe ishte besnik i klubit të mundjes Liria, edhe pse për shumë vite disa mashtrues e përdorën dhe nuk e ndihmuan as njëherë.
Prandaj o shoku im, çdoherë kam qenë krenar me ty si që të kam patur shokë dhe çdoherë do të mbetesh i paharruar për mua dhe për qindra e mijëra shokët e tjerë.
Zoti i Madhëruar e mëshiroftë shpirtin e tij sportiv dhe e shpërbleftë me gradën më të lartë në Xhenet”, ka shkruar Tërstena.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, është i pikëlluar duke thënë e kanë humbur një sportist të madh.
“Me pikëllim pranova lajmin për vdekjen e mundësit të mirënjohur të KM Liria,
Lutfi Xhelili Luta.
Ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë kolegëve të tij.
Ai ishte dhe do të mbetet ikonë e Klubit të Mundjes Liria”, shkruan në faqen e Ganiut.