Karateistja Albulena Gërvalla do të luftojë për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Kjo pasi ajo është mposhtur nga algjeriania Abouriche Louiza.
"Karateistja jonë, Albulena Gërvalla, do të garojë për medaljen e bronztë, pasi u mund në gjysmëfinale të kategorisë -55 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania Abouriche Louiza, në luftën ku garuesja jonë pati edhe një lëndim, që urojmë të mos e pengojë për të garuar për medaljen e bronztë", ka njoftuar KOK.
Karateistja Albulena Gërvalla nis me fitore në Oran
Karateistja kosovare Albulena Gërvalla i ka nisur mirë Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Siç ka komunikuar Komiteti Olimpik i Kosovës, Gërvalla është edhe luftë për medalje, e cila do të ishte e para për Kosovën në Oran 2022.
"Albulena Gërvalla e ka nisur mbarë misionin e saj drejt medaljes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Karateistja jonë fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21. Raundin e parë, Gërvlla e kaloi pa luftë", ka njoftuar KOK.