Presidentja e klubit të karatesë Kampioni nga Prishtina, Drita Shaqiri, shprehet me fjalët më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke uruar 27 vjetorin e saj dhe qindra vite tjera të suksesshme.
Drita tha se “Bota sot” i kushton rëndësi të gjitha sporteve pa dallim moshe e gjinie po ashtu edhe karatesë duke shkruar për të gjitha gjërat që e preokupojnë këtë sport.
“Uroj 27 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, e cila jep kontribut të madh në përgjithësi të sportit, duke afirmuar vlerat kombëtare sportive.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/26/auto_289051222_1262258991269611_5710469209158666188_n1656249208.jpg)
“Bota Sot” bashkë me Kemajl Gocën, jeni më të mirët.
Uroj të vazhdoni kështu si deri me tash, duke raportuar me profesionalizëm e me lajme të shpejta e të sakta”, uron Drita Shaqiri.