Elhami Shabani ka debutuar sot në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Karateisti kosovar u mund në raundin e parë nga kampioni olimpik “Tokio 2020”, italiani Luigi Busa.
Elhami Shabani garoi në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Tani, medalisti ynë i bronztë i Evropës mund të garojë në repesazh, nëse Busa kualifikohet në finale.