Ish karateisti Burim Bajraktari, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ish karateisti i Kastriotit të Ferizajt, tha se “Bota sot” po e bën një punë të shkëlqyeshme.
“Dua ta përkrahi me zemër Gazetën "Bota sot" sepse në çdo sfidë, prej viteve të 90-ta e deri me tani (2022), i vetmi portal - gazetë që është korrekt dhe i përkrah sportistë në çdo kohë, besa edhe ju jep vullnet veteranëve të sportit, ja kujton kohën e kontributit të ditëve të sakrificës.
"Bota sot" e ka vlerën dhe duhet një medalje nga shteti në shenjë respekti për gazetën më të guximshme që prej themelimit të saj e deri me sot.
Unë personalisht e çmoj kontributin e gazetarit Kemajl Goca që pa përtesë përcjell të gjitha sportet dhe kontribon me vullnet të plotë për sportin e Kosovës”, uron Bajraktari.