Raif Musa, trajner i klubit të Lybetenit të Ferizajt dhe kryetrajner në FKK gjegjësisht Kryesues i Komisionit të Trajnerëve në FKK, me fjalët më të mira për gazetën “Bota sot”.
Musa uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke thënë se është shembull për mediat në Kosovë.
“Gëzuar përvjetorin e gazetës “Bota sot”, jeni shembull për mediat në Kosovë dhe më gjerë se si pasqyrohet aktualiteti sportiv me të mirat apo të këqijat e veta, për të arriturat apo për dështimet, për lavdatat apo për kritikat sportive...
Kurse meritor për këto është gazetari Kemajl Goca, prandaj të lumtë, jeni njëshi për lajm e korrektësi në hapësirat mbarëshqiptare!”, uron Musa.