Rinor Gllareva e ka përfunduar herët eksperiencën e tij në Lojërat Mesdhetare.
Garuesi pësoi humbje nga algjeriani Mohamed Belarbi në garën e badmintonit me me rezultat 0:2 në sete.
Kështu, edhe një garues kosovar eliminohet nga “Oran 2022” në ditën e tretë të këtij evenimenti prestigjioz.
E garuesit kosovarë që kanë mbetur në lojë do të mundohen të arrijnë suksese në Lojërat Mesdhetare, të cilat po mbahen në Algjeri.
Sportistët kosovarë janë pritur si heronj në këtë vend në parakalimin e tyre në stadium në ceremoninë hapëse të këtyre lojërave.