Pa sporte kolektive në Lojërat Mesdhetare, arsyetimi nga Komiteti Olimpik është se nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Nuk ka buxhet për sporte kolektive e ka buxhet për sporte individuale.
Kombëtarja e Kosovës në hendboll dhe ajo e volejbollit, ishin të gatshëm për pjesëmarrje, por nuk shkuan, nuk ka para për ta!
Federata e Hendbollit e Kosovës dhe ajo e Volejbollit, nuk e kanë pritur mirë këtë!
Ftesat mbetem ftesa për hendbollin dhe volejbollin, një ëndërr e parealizuar për në Oran të Algjerisë!
Kush e përfaqëson Komitetin Olimpik të Kosovës nga sportet kolektive?
Me pozita të larta janë Mimoza Shkodra, e cila është edhe nënkryetare e FVK-së, Eugen Saraçini, president i FHK-së dhe Shqipe Bajçinca – Brestovci, delegate e hendbollit, njeri goxha i fuqishëm!
Mimoza Shkodra, nënpresidente e tretë, Eugen Saraçini, nënpresident i katërt i KOK-ut, Shqipe Bajçinca – Brestovci, anëtare e Komitetit Ekzekutiv, a thua si votuan pro a kundër pjesëmarrjes me sporte kolektive.
“Bordi Ekzekutiv ka votuar për mos me marrë pjesë me sporte kolektive, buxheti është i pamjaftueshëm”, tha një burim brenda KOK-ut, por nuk dha asnjë detaj se kush ishte pro apo kundër apo ranë në ujdi të gjithë!
Kush është treshja e fuqishme, aleat të pandashëm? Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi dhe Avni Nuha! A janë këta të fuqishmit që mund të vendosin shumëçka brenda aty dhe të parefuzueshmit, askush nuk jep ndonjë detaj!
Është interesant se hendbolli dhe volejbolli, kanë njerëzit e tyre brenda pa e llogaritur edhe Musa Selimin, anëtar i KE KOK-ut, dikur volejbollist e ish president i FVK-së, sa kanë mundur të ndikojnë, të paktën të bëhet një seleksionim se cilat sporte e meritojnë dhe cilat jo, të paktën të kemi edhe një nga sportet kolektive në Lojërat Mesdhetare.
Sa u luftua në këtë aspekt apo të gjithë u dorëzuan, nuk ka mjete dhe pikë! A duhet të reagojnë Mimoza Shkodra, Eugen Saraçini, Musa Selimi e Shqipe Bajçinca?
Heshtja nuk është arma më e mirë, sepse jeni të përzgjedhur ta mbroni interesin në përgjithësi të sportit, vlerat sportive.