Besir Alili nuk arriti që të shkojë më shumë se sfidat e repasazhit të kategorisë deri me 61 kg, në kuadër të Evropiant U20 në mundje, i cili aktualisht po zhvillohet në Itali.
Besir Alili, nisi garat nga 1/8 e finales dhe përball kishte francezin Kamzat Timurovitç Arsamerzouev, i cili shënoi fitore me 10-2.
Mirëpo kualifikimi në finale të mundësit francez, i solli rast tjetër për garim për Besir Alilin, i cili në garën e parë të repasazhit mundi belgun Ilijas Abdurashidov me 2-0. Në sfidën tjetër Abudallah Toprak nga Turqia ishte bindshëm më i mirë dhe shënoi fitore me 11-2.
Garuesi tjetër nga Maqedonia në Evropianin U20, ishte Muhamed Feruki, i cili nuk shkoi më tepër se 1/8 e finales, duke pësuar disfatë nga Bartosh Soltis nga Polonia me rezultat 14-3.