Shqipëria mbyll konkurrimin

Sporti

Shqipëria mbyll konkurrimin

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 13:36
Shqipëria

Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, turne që po zhvillohet në Algjeri, ka përfunduar konkurrimi i sportistëve kuqezinj, që në ditët e fundit nuk kanë lënë shumë gjurmë.

Peshëngritësi Albert Meta ka dhënë maksimumin e tij në peshën +102kg, por pa mundur të hyjë në podium edhe pse ishin vetëm, pesë garues. Në shkëputje ai i realizoi të trija provat, me 142kg, 147kg e 151kg, por u rendit i fundit.

Në shtytje, ai realizoi me sukses dy provat e para, me 172kg e 180kg.

Në provën e tretë dështon të ngrejë 185kg, duke u klasifikuar i pesti.

Notari Drini Ujkashej, në garën e 50 metrave stil i lirë, u klasifikua i fundit në baterinë e tij. Ai dha kohën 27”11, duke mos avancuar dot më tej dhe u eliminua nga konkurrimi.

Një paraqitje më të mirë bëri në sportin e taekwondo Juirdo Cani. Në sfidën e parë, ai mposhti 26-24 qipriotin Ioannis Pilavakis, duke avancuar në çerekfinale. Në përballjen e dytë, ai u mund 42-10 nga kroati Lovre Becic, duke u eliminuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat