Italia triumfon në Lojërat Mesdhetare, Kosova e 16-ta dhe Shqipëria e 18-ta

Sporti

Italia triumfon në Lojërat Mesdhetare, Kosova e 16-ta dhe Shqipëria e 18-ta

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:26
Shqipëria

Italia triumfon në Lojërat Mesdhetare, Kosova e 16-ta dhe Shqipëria e 18-ta!

Ka përfunduar në Algjeri edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhare. Në “Oran 2022” triumfoi Italia, si shteti që siguroi më shumë medalje se çdo vend tjetër (159 në total), duke lënë pas Turqinë dhe Francën. Vendi organizator u klasifikua i katërti.

Në këtë event mori pjesë me 29 sportistë edhe Shqipëria, që e mbylli në vendin e 18-të mes 24 vendeve pjesëmarrëse. Delegacioni kuqezi siguroi në këtë event 4 medalje: Dy të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Image

Medaljet e arta erdhën nga atletja Luiza Gega (3000 metra me pengesa) dhe mundësi Zelimkhan Abakarov (pesha 65kg). Medalja e argjendtë u fitua nga peshëngritësi Erkand Qerimaj (në stilin e shkëputjes, pesha 73kg), ndërsa ajo e bronztë nga mundësi Islam Dudaev (pesha 74kg).

Shqipëria pati edhe dy vende të katërta, me mundësi Osman Hajdari dhe atletin Franko Burraj, që vendosi rekord kombëtar në 400 metra. Një rekord kombëtar u vendos edhe në not, ndërkohë që zhgënjyen sporte si qitja, xhudo, tenisi etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat