Shqiptari i Kosovës kërcen nga 17 metra, befason sllovenët, serbët, malazezët, gjermanët etj...
Vedat Krasniqi zuri vendin e dytë në kërcimet në ujë, garë që u mbajt në Slloveni.
Një sukses i madh për djaloshin nga Kosova. Federata e Notit e Kosovës mburret me suksesin e Krasniqit, që befasoi sllovenët, serbët, malazezët, gjermanët etj...
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/10/850x636_01657449115.jpg)
“Sportisti ynë Vedat Krasniqi ka marr pjesë në kërcimet në ujë nga ura e vjetër mbi lumin Drava në Maribor të Sllovenisë nga lartësia 17 metra dhe u stolis me medalje të argjendtë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/10/850x636_293057071_2055007184658163_6583516002406047981_n1657449126.jpg)
Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin sportist nga shtetet si: Sllovenia, Gjermania, Danimarka, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Austria.
E urojme Vedatin për suksesin e arritur”, shkruan në faqen e Federatës së Notit të Kosovës.