Evropë suspendo Serbinë, Kosovë alarmo botën!

Sporti

Evropë suspendo Serbinë, Kosovë alarmo botën!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2022 Në ora: 15:05
Evropë suspendo Serbinë

Boll më! Nuk durohet politika primitive e Serbisë. Nuk durohet politika e kuzhinës së Beogradit karshi shtetit të Kosovës. Evropë, kush është Serbia, që ju ia besoni organizimin e Kampionatit Evropian në pingpong? 

Evropë, cila është arsyeja që i bëni privilegj Serbisë, për t’ia besuar organizimin e Kampionatit Evropian në pingpong, në një vend që nuk respektohet e drejtat e sportistëve të popujve dhe shteteve tjera.

Evropë, përse lejoni të organizohen garat e nivelit të lartë evropian në Beograd, në kryeqytetin serb, ku bota e bombardoi në vitin 1999 (24 mars – 10 qershor) për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës! 

Evropë, suspendo Serbinë, mos e duro politikën e saj diskriminuese.

Nuk është hera e parë që Serbia vepron kundër sportistëve të Kosovës.

Serbia duhet ta ketë të qartë: Të vetëdijesohet, të disiplinohet ose të largohet nga të gjitha organizimet e Kampionateve Evropiane, qoftë sportet kolektive qoftë individuale. Evropë, si lejoni që në një shtet të organizohet ngjarja e madhe, kur në vitet e 90-ta ka bërë gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë. Kosova duhet të reagojë më fuqishëm se kurrë, të alarmojë botën!

Kosova mos të hesht më, tani është koha të çohen sportistët në protestë, mos e duroni më politikën primitive të Aleksandër Vuçiqit, ish zëdhënësit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit dhe argatit Zhelko Razhnatoviq – Arkan. Kosova është shtet, Kosova nuk guxon të pengohet nga askush për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian. Kosova është shtet i barabartë me të gjitha shtetet e botës.

Kjo që i ndodhi sot pingpongut të Kosovës, është kulmi i turpit që la bërë Serbia dhe kjo duhet të sanksionohet sa më ashpër, të suspendohet Serbia jo vetëm në pingpong! Këtu janë shkelur drejtat themelore njerëzore dhe para syve të Evropës!

Të gjithë duhet të ngritemi në këmbë, të protestojmë ashpër para botës, t’i themi një herë e përgjithmonë boll më heshtjes së Evropës ndaj Beogradit!  Nuk është askushi Serbia, është një vend që e gjithë bota e ka bombarduar për gjenocid dhe për këtë njihet mirë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat