Notarja kosovare, Hana Bejiqi, ka përfunduar sot garën e saj në Festivalin Veror Olimpik Evropian, EYOF Banska Bystrica 2022.
Njëkohësisht, Bejiqi ishte edhe garuesja e fundit e Kosovës që garoi në EYOF Banska Bystrica që po zhvillohet në Sllovaki.
13-vjeçarja mbylli garën me kohë 28.10 sekonda, kohë kjo që e renditi në vendin e 37-të nga 47 garuese.
Por që nuk i mjaftoi të kualifikohet në gjysmëfinale.