Pas ngjarjeve të fundit që ndodhen të dielën në veri të Mitrovicës, ka reaguar edhe boksieri shqiptar, Florian Marku.
29-vjeçari përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, tregoi mbështetjen për Kosovën.
“JEMI ME TRUP E ME SHPIRT ME KOSOVËN”, shkroi Marku.
Për dallim nga nata e mbrëmshme, sot raportohet të jetë situatë më e qetë në pjesën veriore të Mitrovicës.