Është ndër gratë më të vyeshme në kryeqytetin e Kosovës, qoftë si profesoreshë, qoftë si presidente e klubit “Kampioni” nga Prishtina, po ashtu është modele e viteve të 90-ta.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga koha kur u marrë me modelizëm, Drita Shaqiri, edhe sot është në formë, nuk e ka lëshuar në asnjë milimetër, edhe sot është tipike si modele!
Sot ajo ka një ditë të veçantë, feston datëlindjen.

Ka marrë shumë përgëzime e urime deri me tash, duke e bërë edhe më të lumtur profesoreshën dhe presidenten e klubit.

Synimet e saj janë si gjithmonë të përkushtohet në punë profesionale në arsim dhe po ashtu në aspektin sportiv në klub. “Jeta është e lumtur, jetoje”, tha Drita për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Djali i saj, Endriti, është kampion i Kosovës në karate, aktualisht është në studime dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drita Shaqiri, gjatë pushimeve