Palestra sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, do të ketë një pamje më tërheqëse se në vitet e kaluar.
Ka ditë që po rinovohet palestra sportive, që e mban emrin e ish presidentit amerikan.
Raportohet se rinovimi i palestrës kushton 484,626,70 euro.
“Nuk e dijmë se a do të rinovohet në kohën e duhur apo do të na zërë vjeshta duke u rinovua dhe me dritare hapur.
Nëse na zë vjeshta, është shqetësimi më i madh për klube, se ku do t’i zhvillojnë stërvitjet dhe garat kampionale.
Shprsojmë që punët të shkojnë sipas planit dhe mos të ketë ndonjë vonesë ”, tha punëtori i palestrës Agron Puka për gazetën kombëtare “Bota sot".