Atleti më i mirë në Kosovë, Muhamet Ramadani, së bashku me trajnerin Shaban Ramadani, u pritën nga zëvendësministrja e MKRS-së, .Daulina Osmani.
Ata gjatë këtij takimi biseduan për shumë gjëra në interes të atletikës.
“Sot u pritëm nga zëvendësministrja znj. Daulina Osmani, të cilën e falënderojmë për angazhimin e saj dhe të MKRS dhe FAK për ndërtimin e mbulesës për stërvitje për Metin në kohën vjeshtë -dimër, e cila është jetike për rezultate në arenën ndërkombëtare.
Me ndërtimin e kësaj arene nuk do të ju zhgënjemë”, ka shkruar Shaban Ramadani në profilin e tij në facebook.