Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, i ka dhënë fund beqarisë!
Sportistja e famshme martohet, në dasmën e të cilës ishin të pranishëm edhe personalitete të njohura.
Një dasmë sipas traditës shqiptare dhe një atmosferë mahnitëse, e paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

“Uta nuse & Meto burri.
Ende nuk mund të ndalem së buzëqeshuri nga gjithë dashuria dhe energjia që na keni sjellë ju, familja dhe miqtë dhe njerëzit e mirë, në ditën tonë shumë të veçantë, martesën tonë!

Ishte natë magjike.
Na kane munguar shume te dashurit tanë që shikojnë nga qielli... por ne e dimë që edhe ata janë të lumtur.
Ndjenjat janë ende të freskëta, dhe duam të ndajmë disa nga fotografitë e realizuara nga miku ynë Dardan Krasniqi.

Faleminderit Drenusha Xharra që ma bëri fustanin e nusërisë”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.