Albion Ymeri është gati për sfidën e madhe dhe synon prezantim sa më të mirë të Kosovës në Kampionatin Evropian në Triathlon.
Ymeri është përgatitur maksimalisht për këtë garë të madhe.
“Triatleti ynë Albion Ymeri do ta përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Evropian të Triathlonit e cila do të mbahet në Munih me 14 gusht.
Kryetari Vedat Tërmkolli dhe sekretari Gazmend Maxhuni do të marrin pjesë në kongresin e Federatës Europiane të Triathlonit e cila do të mbahët më datë 11.08.2022 në Munich.
Në këtë kongres Federata e Triathlonit e Kosovës pritet të bëhet anëtar me të drejta të plota në Federatën Europiane të Triathlonit”, bëhet e ditur nga federata.