Jemi në viti 2022 dhe disa palestra sportive nuk janë ashtu si duhet, të paktën për momentin!
Përderisa në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, dje pas reshjeve të shiut, pikonte me të madhe në tre – katër vende të parketit dhe as minimalisht nuk i plotësonte kushtet për stërvitje.
Një problem i tillë po shfaqet edhe në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Kjo është një katastrofë për sportin qoftë në Ferizaj qoftë në Prishtinë.
“Dje isha në palestrën e Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, pikonte nga çatia.
Kjo vërtetë më brengosi shumë kur e dijmë se në muajin shtator dhe tetor ka gara të shumta, ndërsa nëse nuk sanohet ky problem, do të kemi telashe për zhvillimin e ndeshjeve, sidomos ndërkombëtare”, - tha një zyrtar i hendbollit në kushte anonime.