Ngacmoi seksualisht gjyqtaret femra, FIFA e pezullon për pesë vite

Sporti

Ngacmoi seksualisht gjyqtaret femra, FIFA e pezullon për pesë vite

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 19:35
FIFA

FIFA e ka pezulluar sot me pesë vjet mos ushtrim detyre një zyrtar futbolli nga Zimbabve për ngacmim seksual të gjyqtareve femra.

Obert Zhoya u shpall fajtor për abuzim të pozitës së tij, për të ngacmuar seksualisht tre gra, tha FIFA në shpalljen e vendimit të komitetit të saj të etikës. Ai u gjobit me 20,000 franga zvicerane (20,480 euro).

Zhoya ishte sekretar i përgjithshëm i komitetit të arbitrave të Shoqatës së Futbollit të Zimbabvesë, i cili kishte ndikim mbi zyrtarët e ndeshjeve stërvitore dhe caktimin e tyre në lojëra.

FIFA tha se provat, duke përfshirë deklaratat me shkrim nga gratë çuan në vërtetimin e akuzave kundër Zhoyas. Akuzat u raportuan për herë të parë në vitin 2020.

Rasti i fundit i abuzimit seksual për FIFA-n pason hetimet dhe sanksionet kundër zyrtarëve të lartë të futbollit në Afganistan dhe Haiti. Një hetim po vazhdon në Gabon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat