Prapa portës, lart në tribunë, është hequr dritarja tash e një kohë, për shkak se është duke u bërë renovimi por siç thonë brenda palestrës së sporteve ”Bill Clinton”, ka muaj që kanë filluar punimet dhe po shkojnë shumë ngadalë!
“Punimet po shkojnë shumë ngadalë o burrë, që disa muaj kanë filluar”, tha një burim brenda palestrës.
Në fotografinë që e kemi bërë, shihet se nuk ka dritare, ajo është hequr me një gjerësi pothuajse rreth 8-10 metra, aty futet pluhuri dhe sportistët e sportistet që po stërviten, po hasin në probleme të mëdha dhe janë të shqetësuar, në radhët të parë, se nga ai pluhur edhe mund të kenë pasojë shëndetësore!
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/02/auto_301877862_402258925373034_4784416779823724121_n1662113558.jpg)
Kështu dukej palestra e sporteve në Ferzaj të hënën që e lamë pas
Kur do të rregullohet dritarja, a do t’i zërë vjeshta apo edhe dimri? A duhet të reagohet sa më shpejt?
A do të detyrohen klubet që ndeshjet kampionale t’i luajnë në Shtime por edhe të stërviten në ndonjë shkollë fillore? Pse klubet i kanë fut veshët në lesh? Kujt i frikësohen?