Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, tha se ka lindur për fitore dhe suksese dhe askujt nuk i përkulet.
Është iu vetmi sportist shqiptar që ka dy medalje olimpike, të artën dhe të argjendtën.
Është sportisti më i mirë i të gjitha kohërave në shqiptari!
“Unë jam i lindur që të kem sukses, të mos pësoj dështime. Unë kam lindur për të ngritur kokën lart, asnjëherë për të mos i përkulur askujt, përveç Krijuesi i gjithësisë qe me tha forcën dhe shendetin.
Unë kam lindur për të provuar dhe shijuar fitoret, e jo për të qarë, vajtuar e as me kukat.
Unë kam lindur për të arritur këto sukseset e jetës sime dhe të mbetem një sportist i guximshëm”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.