Me rastin e festës së sotme “Dita e Pavarësisë” së Maqedonisë së Veriut, presidenti Stevo Pendarovski në një ceremoni solemne nderoi katër sportistë të cilët në karrierën e tyre arritën të dekorohen me medalje nga Lojërat Olimpike Verore dhe Paraolimpike, me urdhrin “8 Shtatori”.
Ndër të nderuarit janë kampioni olimpik Shaban Trstena, kampionet olimpike paraolimpike Olivera Nakovska-Bikova dhe Branimir Jovanovski dhe djali i argjendtë nga Tokio, Dejan Georgievski.
“Sporti i bashkon njerëzit dhe sukseset e sportistëve bëjnë krenar gjithë kombin.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot katër heronj të sportit do të marrin urdhërin “8 Shtatori”, tha presidenti Stevo Pendarovski.