Pas reshjeve të fundit të shiut, në orët e mesnatës, gjendje është dramatike në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.
Shiu që ka rënë gjatë gjithë natës ka rënduar edhe më shumë gjendjen brenda palestrës, ku shihet rreth 50 - 60 për qind e palestrës është me mbuloja të najlonit!
Brenda palestrës thonë, “është rrezik që të dëmtohet edhe parketi sepse uji po depërton”.
“Është shumë gjendja e keqe”, tha një burim brenda palestrës.
Të gjithë luten që të përshpejtohen punimet derisa nuk është dëmtuar apo të shkojë deri të shkatërrimi i parketit në palestër.
Fotot e fundit, janë treguesi më i mirë për gjendjen katastrofë të palestrës.
As në muajin korrik, as në gusht nuk u arrit të rinovohet palestra, dhe tani jemi me datën 10 shtator.
“Nuk e keni idenë sa ngadalë shkojnë punët”, tha një burim.
Në palestër janë vënë edhe kovë të reja, siç shihet edhe në foto, me shpresë për të parandaluar që uji mos të futet parketit!
Palestra me mbuloja