Klubi karatesë Fituesi i Ferizajt, kthehet me tri medalje të arta, dy të argjendta e tri të bronzta nga gara "Kupa e Kampionëve” në Podgoricë.
Trajneri Bajram Bajrami është i lumtur për suksesin që kanë arritur në kryeqytetin malazez, duke thënë se ky sukses është i madh dhe e nderon qytetin e Ferizajt.
“KK Fituesi - dëshmohet si klub i suksesshëm edhe në “Kupën e Kampionëve” në Podgoricë.
Me pjesëmarrje e mbi 600 garuesve nga 10 shtete pjesëmarrëse!
Arritëm ta nderojmë qytetin tonë të Ferizajt, klubin dhe sponsorin e klubit “Doni Fruits{!
Duke Fituar:
1. Unik Ramani - Medalja e artë
2. Mevlan Dalipi - Medalja e artë
3. Hekuran Kurti - Medalja e artë
4.Senad Drini - Medalja e argjendtë
5.Edion Mustafa - Medalja e argjendtë
6.Unik Ramani - Medalja Bronztë
7.Albion Neziri - Medalja Bronztë
8.Ensar Baca - Medalja e Bronztë”, shkruan trajneri Bajrami.