Palestra e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, përveç që pikon uji nga çatia, nuk ka dritare në tribunën prapa portës, tani është dëmtuar edhe parketi.
Parketi është çuar më lartë për 4-5 centimetra të pjesa e njërës portë dhe në anën tjetër të fushës, të vija e nëntëmetërshit po ashtu 4-5 centimetra.
Sa më shumë që zgjat ky kaos, rrezikon edhe më shumë parket që të shkatërrohet!

“Është rrezik, sepse ky parket nëse shkatërrohet si ka filluar, kushton mbi 100 mijë euro me rregulluar”, thonë brenda palestrës për gazetën “Bota sot”.
Fotografitë janë dëshmia më e mirë në palestrën e sportit “Bill Clinton” ku faktojnë dëmtimin rëndë të parketit, që është vështirë të luhet një ndeshje hendbolli apo basketbolli.

Palestra pa dritare
Gjendja e palestrës po rëndohet gjithnjë e më shumë, sidomos parketi po shkatërrohet për shkak të rrjedhës së ujit!