Bordi i Federatës së Karatesë së Kosovës, ka shkarkuar Raif Musën nga kryesuesi i Komisionit të Trajnerëve të Karatesë së Kosovës.
Musa nuk e di arsyen e këtij shkarkimi!
Ajo që e çudit, vetëm e njoftojnë përmes një email-i dhe nuk i japin ndonjë arsye!
“Tani sa u njoftova me email se Bordi i FKK-së më paska shkarkuar nga pozita e Kryesuesit të Komisionit të Trajnerëve!
Dhe më habiti ky vendim i njëanshëm nga ana e tyre, pa kurrfarë sqarimi shtesë se për çfarë shkeljesh bëhet fjalë deri në një vendim të tillë, kur asnjëherë të vetme as nuk jam kontaktuar e as nuk jam ftuar të sqarohem as me
bordin e as me komisionin disiplinor për ndonjë shkelje të rregullores së punës time.
Mbesë me shpresë se ditëve në vijim, do të marr vendimin e plotë që ta kuptoj se për çfarë bëhet fjalë”, thotë Musa për gazetën kombëtare “Bota sot”.