Në disa sporte kemi edhe zyrtar federate edhe trajner klubi.
Trajneri i klubit të karatesë AS Prishtina, Isak Curri, e konfirmon se në federatë ka edhe me pozitë dhe në anën tjetër është trajner në klub.
“Kryetari aktual i federatës është kryetar i klubit, ndërsa sekretari i përgjithshëm i federatës është trajner klubi”, thotë Curri për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Curri akuzon kreun e federatës me mënyrën se si ka ardhur në këtë pozicion!
“Kryetari I FKK-së ka ardh në krye të saj me vota të klubeve fiktive dhe me premtime të mëdha që do ta shkarkon sekretarin dhe selektorin e FKK-së.
Në momentin e ardhjes se tij në pozitë, prandaj sot mbas 6 muajve jo qe nuk i heq por po koordinohen me ta në shkarkimin e atyre qe kanë qasje ndryshe dhe kanë profil pozitiv në Komitetin e Karatesë.
Jemi të bindur që karatenë po e fundosin keqpërdorimet e pozitave të zyrtarëve të federatës dhe ju garantoj që karatenë e presin ditë dhe vite të vështira me këto qeverisje pa përgjegjësi individuale”, thotë Curri.