Ka disa vite nëpër federatat sportive që ka persona që punojnë edhe në federatë edhe në klube, trajner apo është kryetar i klubit, ka edhe të tillë: trajner dhe gjyqtar! Ky është konflikt interesi!
Nga komuniteti i pingpongut, një zyrtar i një klubi, ka dërguar dy fotografi, e para është fotografuar me 7 shtator të vitit 2022, pra sistemi elektronik i Organizatës Joqeveritare, ku shihet emri i Jeton Beqirit, kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës, si përfaqësues i autorizuar për katër klube!
“Të parën e kam fotografuar me 7 shtator 2022 dhe të dytën me 15 shtator. Ndryshimet vijnë pas shkrimit tuaj”, tha një zyrtar i një klubit në kushte anonime.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/18/auto_01663501154.jpg)
Kështu duket renditja – e para me 7 shtator
Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” Ferizaj – Jeton Beqiri
Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” Femra Ferizaj - – Jeton Beqiri
Shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha” meshkuj Ferizaj - Lulzim Grainca
Shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha” femrat Ferizaj – Jeton Beqiri
Klubi i Pingpongut "Metal Kosova & Ahmet Hoxha” meshkuj Ferizaj - – Jeton Beqiri
Ndërron situata, në faqen e sistemit elektronik të Organizatës Joqeveritare, bëhen ndryshimet apo përmirësimet nga klubi “Ahmet Hoxha”.
Kështu duket renditja e dytë
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/18/auto_31663501061.jpg)
Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” Ferizaj – Mentor Reka
Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” Femra Ferizaj - Shpat Hashani
Shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha” meshkuj Ferizaj - Lulzim Grainca
Shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha” femrat Ferizaj – Jeton Beqiri
Klubi i Pingpongut "Metal Kosova & Ahmet Hoxha” meshkuj Ferizaj - – Ardian Lamaxhema.
Çfarë thonë nga zyra e Federatës së Pingpongut të Kosovës, në lidhje me këtë çështje, kryetari i federatës është me autorizim për katër klube!
“Në këtë fazë jemi në proces të Ankesës zyrtare dhe nuk është e drejtë të imponojmë detajet derisa të merret një epilog për këtë ankesë”, thonë nga zyra e FPPK-së.
Statuti i FPPK-së nuk lejon që Kryetari apo 10 anëtarët tjerë të Bordit ekzekutiv të FPPK të jenë njëkohësisht edhe kryetar të klubeve!